Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pyetur nëse LDK do të bashkëpunoj me PDK-në për zgjedhjen e postit të presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje nga kjo pozitë.
Ai ka thënë se duhet vepruar me dinjitet karshi të gjitha zhvillimeve, shkruan arbresh.info.
“Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve kemi krijuar një kulture institucionale që me çdo situatë që përballemi të reagojmë me dinjitet karshi zhvillimeve”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur për kërkesën e Vetëvendosjes për zgjedhjet të reja, Hoti ka thënë se vendi ka qeveri funksionale.
“Kosova ka Qeveri plotësisht funksionale dhe kushtetuese për aq kohë sa është funksionale dhe ka mbështetjen e gjithë deputeteve të Kuvendit të Kosovës duhet të vazhdoj”, ka thënë ai./arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...