Avdullah Hoti ka reaguar pasi Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është duke diskutuar pa praninë e mediave me bordin e ZRrE-së, pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.
“Pse raportimi i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?! Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?! Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?!”, ka shkruah Hoti në Facebook.
Sipas tij, kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura për çështje të zakonshme është e re dhe duhet të ndalet.
“Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet t’i klasifikojnë informatat”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...