Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për dështimet në bujqësi.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka shtruar pyetje se pse ka rënie në sipërfaqet e mbjella dhe përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve, shkruan Arbresh.info.
Deputeti i LDK-së ka thënë se e vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet.
Bujqësia 2021-2024: Dështim total
Dështimet në bujqësi në tri tabela:
– TABELA 1: Gjatë mandatit 2021-2024, janë shpenzuar 252.7 mil euro në subvencione bujqësore (për 2024 janë në shpenzim e sipër).
– TABELA 2:
Në 2023, krahasuar me 2020, numri i kafshëve, shpezëve dhe bletëve, si dhe i sipërfaqeve të kultivuara ka rënë, me përjashtim të numrit të shpezëve dhe sipërfaqeve me pemishte.
– TABELA 3:
– Në 2023, krahasuar me 2019, importet e mallrave kryesore ushqimore janë rritur për 72% (apo për 455 mil euro): për kafshë të gjalla 339%, për mish 43%, bylmet e vezë 61%, perime 78%, e kështu me radhë.
Edhe pas eliminimit të efektit të inflacionit në vlerën e importeve, sërish rritja mbetet e madhe. (Bazë krahasuese është marrë viti 2019 pasi në vitin 2020 ka pasur kufizime në tregti shkaku i pandemisë.)
Pyetjet legjitime janë këto:
1. Përse ka rënie në sipërfaqet e mbjella?
2. Përse ka rënë numri i kafshëve, shpezëve e bletëve?
3. Çfarë po ndodh me prodhimin vendor – përse po importojmë më shumë ushqime kur kemi dukshëm më pak qytetarë rezidentë?
4. Cili është ndikimi i 252.7 mil euro të shpenzuara në subvencione?
E vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet. Nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje. Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve./Arbresh.info/
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...