Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në ceremoninë e inaugurimit të Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë se Istogut po i kthehet djali i zgjedhur, ideatori si dhe prijësi për Kosovën e Pavarur, Presidenti Ibrahim Rugova.
Hoti tha se nga sot ky qytet do të ketë shtatoren e njeriut që priu në epokën më të lavdishme në të cilën identifikohet shteti i Kosovës.
“Zbulimi i shtatores së president është shenjë e kujdesit të qytetarëve për prijësin e tyre dhe ideatorin e Kosovës të Pavarur. Istogut po i kthehet djali i zgjedhur i cili ky vend ia dha shtetit. Nga sot ky qytet fatlum do të ketë edhe një shenjë më shumë në vet, shtatoren që njeriu i priu në epokën më të lavdishme në të cilën identifikohet shteti i Kosovës”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu u shpreh se Presidenti Rugova nga bota e letrave të historisë dhe trashëgimisë kulturore kaloi në botën e politikës.
“Dija e vetëdija për historinë e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të etnisë i ndihmuan që nga bota e letrave të kalonte lehtësisht në botën e politikës, në të cilën mbeti i veçantë i dashur dhe i papërsëritshëm. Me urtësinë dhe largpamësinë e tij Rugova e trasoi të ardhmen e Republikës së Kosovës. Bota e njohu Kosovën nëpërmjet Rugovës i cili me dije dhe takt diplomatik arriti të ndërkombëtarizonte Kosovën. Në frymën e Bogdanit të pasardhësve të tij, Rugova e orientoi politikën tonë në frymën perëndimore. E mori në dorë fatin e Kosovës në një periudhë shumë të rëndë, kur ish Federata Jugosllave po shpërbëhej rrëmujshëm dhe për Kosovën nuk dinte askush”, tha ndër të tjera Hoti.
kryeministri Hoti gjithashtu tha se duke u vënë në krye të LDK-së në lëvizje për liri dhe pavarësi Presidenti Rugova, u shndërrua shpejt në prijësin gjithë popullor.
“Kërkesa e kamotshme e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi u legalizua nga Rugova. Lidhja me Amerikën dhe shtetet e NATOs ishte vendimtare për shpëtimin nga gjenocidi serb. Ato po na ndihmojnë dhe sot, jo vetëm në luftimin e pandemisë po pa përjashtim. DO vazhdojmë ta kultivojmë bashkëpunimin me miqtë tanë”, ka thënë kryeministri Hoti. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...