Hoti bisedoi me diplomatët e lartë evropianë, Josep Borrell dhe Olivér Várhelyi, i njofton për prioritetet e Qeverisë

19:03 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pati sot dy telefonata të rëndësishme. Ai bisedoi me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell dhe me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi.

Në këto biseda, kryeministri Hoti i njoftoi diplomatët e lartë evropianë për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, veçmas për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e kësaj pandemie.

Kryeministri Hoti foli edhe për përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për ta përmbyllur me sukses perspektivën integruese evropiane të Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Hoti i falënderoi ata për përkrahjen që institucionet e Bashkimit Evropian i kanë dhënë Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme