Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Serbia duhet ta njohë përfundimisht Kosovën.
Ai u shpreh i bindur se në Shtëpinë e Bardhë nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje e dëmshme për Kosovë, raporton Arbresh.info.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por ka shtuar se nesër, pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.
“Mund të them një gjë. Marrëveshje të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në bashkëpunimin ekonomik dhe jemi një hap më afër përmbylljes së çështjes. Për çdo gjë që flasim me Serbinë është njohja. Sot kemi bërë hap të madh drejt përafrimit. As nuk është shtruar e as s’do të shtrohet ndonjëherë (çështja e kufijve). Jemi brenda parimeve si qeveri. Nesër do të shihni marrëveshje. Kështu është dakordimi. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë”, ka thënë Hoti
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...