Kryeministri, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
“Prezenca e të gjithë këtyre bashkëqytetarëve tregon respektin dhe nderimin që i bëjnë heronjve edhe në kushte pandemie”, është shprehur Hoti.
Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë rrethohet nga forcat serbe aty ku bien heroikisht edhe drejtuesit e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkurajim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atdheu./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...