Pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti thotë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për liberalizimin e vizave.
Këtë e bëri të ditur ai në një konferencë për media, ku foli për takimet e tij me presidentin e KE-së, Charles Michel si dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, raporton portali arbresh.info.
“Siç e keni parë kemi pasur takime të nivelit më të lartë duke filluar nga president i Këshillit Evropian Charles Michel, presidenten e Komisioni Evropian, Ursula Von Der Leyen, komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi Olivér Várhelyi si dhe David McAllister.
“Temat që janë diskutuar janë tema me vital, duke filluar nga vizat, ka një mirëkuptim të plotë për nevojë që kanë qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, pranohet që Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura. Është obligim i qeverisë që të mirëmbajë ato dhe të sigurohet të vazhdojë zbatimi. Me përkushtimin e treguar nga Qeveria e re për reformën e agjendës evropiane, do të kërkohet që qytetarë të lëvizin sa më lirshëm”, deklaroi Hoti.
Tutje ai ka përmendur edhe kërkesën e deputetëve të Parlamentit Evropian, drejtuar Gjermanisë që kryeson presidencën nga 1 korriku për të futur liberalizmin e vizave për Kosovën.
“Deputetë nga të gjitha grupet parlamentare nga PE kanë kërkuar nga Gjermania futjen në agjendë të liberalizimit të vizave. Do të punojmë veç e veç me secilin shtet për të treguar përkushtimin tonë”, tha ai./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...