Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar sipas tij, në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti thotë se të gjithë treguesit, pa asnjë përjashtim, janë përkeqësuar, ndërsa thekson se migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore, përcjell Arbresh.info.
“Shqetësuese është përkeqësimi sa i përket shërbimeve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore. Edhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Qasja në kredi dhe kostoja e financimit është përkeqësuar gjithashtu. Sigurimi i lëndës së parë është bërë dukshëm më i vështirë. Interesant është e gjetura se qasja në informacion për ndërmarrjen gati është dyfishuar si pengesë”, ka shkruar ish-kryeministri i vendit.
Sipas tij, në këtë ambient për biznes, natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta./Arbresh.info
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin