Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti me anë të një reagimi ka thënë se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna.
Sipas Hotit, për periudhën janar-qershor 2022 janë rritur gjashtë herë subvencionet nga buxheti për ndërmarrjet publike.
“Çudi me këtë Qeveri. E ka ndaluar ‘gjakderdhjen financiare’ të ndërmarrjeve publike, por për periudhën janar-qershor 2022, i ka rritur për gjashtë herë subvencionet nga buxheti për këto ndërmarrje – nga 1.92 mil euro më 2021, në 12.39 mil euro sivjet. Me gjasë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve po shkojnë për të larguar punëtorë nga puna në Telekom përmes skemës që ua paguan përnjëherë 24 paga mujore atyre që lëshojnë punën. Fatkeqësisht, kjo skemë po rezulton me ikje të kuadrove më të mira nga Telekomi, pasi kuadrot më të mira kanë më shumë alternativa në treg”, thuhet në reagimin e Hotit.
Ish-kryeministri i Kosovës thekson se Telekomit po i ikin kuadrot.
“E vërteta është, fatkeqësisht, se taksat e qytetarëve po përdoren për të larguar punëtorë nga puna. Duket se ‘gjakderdhja financiare’ – ky term morbid që u fut në diskursin politik – po i ndodh buxhetit të shtetit me vendime qeveritare. Duke qenë se Telekomit po i ikin kuadrot, detyrimisht do të detyrohet të rekrutojë punëtorë së shpejti. A nënkupton kjo se po largohen punëtorët ekzistues për tu zëvendësuar me të tjerë nga partia në pushtet?! Çfarë politike e mbrapshtë është kjo?!”, përfundon ai. /arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...