Hoti akuzon Qeverinë për keq menaxhimin e KEK-ut: Energjia elektrike u shtrenjtua dhe nuk u lirua më

13:59 | 24 Tetor 2024
E.H

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë për keq menaxhim në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, Hoti tha se energjia elektrike është shtrenjtuar disa herë dhe sipas tij, nuk është liruar kur u lirua në tregjet ndërkombëtare.

“Në këtë qeveri, menaxhmenti i KEK-ut tash menaxhohet nga parapolitika. Pra, vendimet merren në zyrat e partive politike, e manaxhmenti atje është vetëm me i ekzekutu. Vetëm në kohën e komunizmit kështu ka ndodh. Në ato byrotë janë marrë vendimet, zyrtarët publikë që kanë bartur funksione shtetërore s’kanë pasur rëndësi, s’i ka pyet kush, ata veç i kanë zbatu. Kështu është duke ndodh, dhe kjo është dëshmu”, tha Hoti.

“Ndoshta kapacitetet e reja energjetike edhe nuk ndërtohen brenda një mandati, por mund të fillohen. Por as nuk janë fillu. As s’është duke mendu dikush për këtë çështje”, tha Hoti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme