Hoti: Agimi ishte patriot e njeri i guximshëm

08:44 | 19 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR ka ngushëlluar familjen e deputetit Kikaj, shkruan arbresh.info.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit të shquar të LDK-së Agim Kika”, ka shkruar Avdullah Hoti.

Ai e ka quajtur Agimin një patriot e njeri të guximshëm dhe njëri ndër veprimtarët më konstruktiv të LDK-së.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur miq

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit të shquar të LDK-së Agim Kika. Agimi ishte patriot, njeri i guximshëm dhe ndër veprimtarët më konstruktiv të LDK -së. Ngushllime familjes Kika, miqve dhe bashkëveprimtarve tanë.

Agimi do t`i mungoj shumë ekipit të fitores.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme