Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti i ka reaguar deputetit Lumir Abdixhiku, i cili tha sot se janë hequr paratë për sigurimet shëndetësore për t’u siguruar paratë për pensionet e veteranëve të UCK-së.
Ai, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Abdixhikut me gjasë i pengon respekti për veteranët.
Ky është statusi i tij i plotë:
Një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku qenka krenuar sot që ka votuar kundër rishikimit të buxhetit të Kosovës, që parasheh ndarjen e pensioneve për veteranët.Nuk më çuditë kjo krenari e këtij manipulanti të vogël të Lidhjes që gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar duke zhvatur fonde me shefin e tij Isa Mustafa, i cili ka qenë bllokuesi kryesor i zbatimit të ligjit për sigurimet shëndetësore.
Abdixhiku, nëse nuk ka dëgjuar për luftën e Ushtrisë Çlrimitare, nëse nuk e kupton peshën historike, nëse nuk e kupton dhembjen dhe respektin që e kërkojnë dhe meritojnë veteranët, lë të ndajë pak kohë e të shkojë në Drenicë, në Dukagjin, Anamoravë ose në Llap. E nëse irritohet t’i takojë luftëtarët e lirisë, të paktën lë të shfletojë pak në internet dhe e kupton drejtë.
Sa i përket buxhetit për sigurimet shëndetësore, Lumiri nuk duhet ta harrojë se qe nja 3 vjet Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pasur nën udhëheqje Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Shendetësisë.
Ka qenë vetë kryetari i tij, shefi i tij, idoli i tij, Isa Mustafa, që e ka zvarritur këtë çështje.Para se të bëjë propagandë e të na shesë moral në Facebook, Lumiri le të pyesë në LDK se pse nuk e kanë siguruar buxhetin për sigurime shëndetësore, por edhe pse i lanë anash veteranët.
Nëse për Lumirin vuajtjet e ish-ushtarëve të UÇK-së, gjymtyrët e plagosura të invalidëve të luftës, janë asgjë, atëherë çdo deklaratë e tij, gjoja për të mirën e këtij vendi, është veç një tentim për ta manipuluar dhe përçarë popullin.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?