Google ADS

Hoti: 295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE ndaj Kosovës

14:48 | 22 Nëntor 2023
A Z

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kap vlerën 295 milionë euro.

Deputeti i LDK-së, ka renditur disa nga projektet që sipas tij janë të bllokuara, e në anën tjetër, Kurti sipas tij, ka pranuar të formoj Asociacionin.

Postimi i plotë i Hotit:

295 milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara për shkak të masave që ka vendosur BE-ja ndaj Kosovës.

E në anën tjetër, Kurti ka pranuar ta formojë asociacionin.

Ja në çfarë ka rezultuar strategjia e Qeverisë Kurti në dialog me Serbinë: edhe masa ndëshkuese, edhe formim i asociacionit.

Disa nga projektet e bllokuara janë së në vijim:

• 92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës

• 9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore

• 9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit

• 7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII

• 7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

• 6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri

• 3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna

• 3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm

• 2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë

• 2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë

• 1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.

• 0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike

• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj

• 0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme