Dashi- Përfitoni nga pozicioni favorizues i Marsit, Afërditës dhe Hënës, për të organizuar më mirë ditët tuaja, si në planin e punës ashtu edhe në atë sentimental.
Demi- Duket se deri tani gjërat ecnin shumë mirë, por ja që mjafton një shkujdesje e vogël nga ana juaj për të komplikuar edhe ato më të thjeshtat. Sidoqoftë, mos u demoralizoni nga pengesa të vogla.
Binjakët- Edhe pse situata në aspektin profesional duket se është në përmirësim, akoma nuk e keni kaluar “stuhinë”. Nuk duhet të bëni veprime të nxituara dhe vetëm pasi të keni reflektuar mirë duhet të kaloni në veprime konkrete.
Gaforrja- Hëna ka ndikuar negativisht në vështirësitë dhe problemet që iu kanë dalë në raportet ndërpersonale, sidomos në ato me partnerin. Por gjithçka mund të zgjidhet me tolerancë.
Luani- Edhe pse nuk do të përmbushen të gjitha qëllimet tuaja gjatë ditës së sotme, fati nuk do të largohet tërësisht nga ju. Do të merrni atë që kërkoni në çdo mënyrë. Megjithatë, pakënaqësitë do të ekzistojnë dhe gjërat që keni planifikuar nuk do të realizohen.
Virgjëresha- Është një moment jo shumë i mirë për ju, por në saj të aftësive tuaja për të dalë me shumë zgjuarsi nga situata edhe kësaj radhe do t’ia dilni mbanë pa shumë probleme.
Peshorja- Shumë premtime keni marrë, por skepticizmi juaj është i tillë që nuk ju le të entuziazmoheni nga fjalët e bukura. Dhe bëni mirë, sepse gjithçka mbetet akoma në kuadrin e fjalëve dhe nuk ka asgjë konkrete.
Akrepi- Sot do të keni mundësinë të realizoni disa nga objektivat tuaja, por njëkohësisht mund të bini pre e hakmarrjes së disa personave. Tregohuni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm me ato që do të thoni dhe që do të veproni.
Shigjetari- Dita e sotme do të jetë e tensionuar sa i përket marrëdhënieve me familjarët. Kujdes mos përfshiheni në konflikt. Mundohuni të reflektoni me disa ngjarje që kanë ndodhur së fundmi.
Bricjapi- Nëse doni të ruani gjithmonë qetësinë shpirtërore, mënyra më e mirë është t’i merrni gjërat me urtësi dhe pa i dramatizuar problemet.
Ujori- Pas shumë përplasjesh dhe situatash të vështira, sidomos në raportet ndërpersonale, duket se po rikthehet normaliteti. Tani duhet të bëni të pamundurën për të rigjetur harmoninë me partnerin.
Peshqit- Do të jetë një ditë e rëndësishme për të marrë vendime drastike që do të ndikojnë në mënyrën e jetesës. Mund të hasni në probleme me partnerin/en sepse nuk do të ndani të njëjtat mendime./tvklan.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...