Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka prezantuar sot një hulumtim, nga i cili kanë zbuluar një insekt të ri në Malet e Sharrit.
Gjatë prezantimit të hulumtimit, profesori i këtij departamenti, Halil Ibrahimi, tha se ky insekt i ri do të quhet “Homoinsapiens”, përkthyer në shqip, “njeriu i pa mençur”, si dhe është insekt unik, i cili jeton vetëm në Kosovë, përkatësisht në zonën malore mes lumit Lepenc dhe Lumbardh, në Malet e Sharrit, raporton “Arbresh.info”.
“Ky insekt është ndër llojet endemike, të cilat për shkak të proceseve të ndryshme janë kufizuar vetëm në një vend malor, në Bjeshkët e Sharrit, në atë zonën afër Brezovicës, midis lumit Lepenc dhe Lumbardhit të Prizrenit. Është një lloj i insektit që mund të themi është unik, sepse jeton vetëm në Kosovë”, tha ai.
Emri i tij është homoinsapiens, që në shqip do të thotë njeriu i pa mençur”, ka thënë Ibrahimi, si autori i hulumtimit.
Tutje, Ibrahimi ka theksuar se ky lloj i insektit të ri, është tregues shumë i mirë i ndotjes së lumenjve dhe ndikon në vetëpastrimin e tyre.
“Ai është treguesi i parë i ndotjes së lumenjve, për shkak të ngjyrës, si dhe ka aftësi të shkëlqyeshme për vetëpastrimin e lumenjve”, tha ai.
Prezent në prezantimin e këtij hulumtimi ishte edhe rektori i UP-së, Qerim Qerimi, i cili i ndau një mirënjohje profesorit Ibrahimi për gjetjet dhe zbulimet e tij që nga viti 2010 e deri më tash./Arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...