Studentët e vitit të tretë, por edhe të viteve të tjera të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, përfshirë edhe pedagogë marshuan nga fakulteti i drejtësisë drejt atij të Mjekësisë, ku 21-vjeçarja Ariela Murati u vra të dielën me armë zjarri nga Aldison Belulaj.
“Po përcjellim mikeshën tonë, atë që sot duhet të ishte në bankat e Fakultetit të Drejtësisë”, thonë mikeshat e Arielës.
Me lule dhe fotografi të Arielës në duar, studentë dhe pedagogë dhanë një mesazh.
“Ne jemi sot këtu të gjithë si studentë të drejtësisë, unë e shikoj veten një me ta sot dhe jo si pedagoge për t’i thënë drejtësisë vepro, për t’i thënë boll më krimit, boll më makabritetit për ininë. ata janë të rinj, kanë jetën para, kanë prindër që duan të gëzohen me ta. Boll më!”, shprehet një tjetër, shkruan top channel.
Për psikologen Arjana Muça, e ndjera Ariela Murati, e vrarë nga Aldison Belulaj, ditën e diel, ishte më shumë sesa ngjarje e rëndë. Ishte fundi tragjik për një studente te saj. Psikologia thotë se Ariela ishte studente sistematike dhe e vëmendshme, madje kujton se i ka vënë notën 10. Por, përveç se pedagogia e saj, Muça e analizon aktin e rëndë të studentit të infermierisë edhe si psikologe.
“Kur bashkohen disa emocione, siç është emocioni i përbuzjes, që është bashkimi i inatit dhe neverisë e depersonalizon individin dhe e motivon për të kryer edhe një vrasje shumë gjakftohtë sic mund të jetë edhe rasti konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për gjendjen emocionale shpesh herë frustrime të ndryshme mund të cojnë në akte dhune të padëshiruara, ndikimi i grupit mbi individin është shumë i madh dhe individi bëhet pre e atyre përgjigjeve që grupi pret ndaj nesh”, thotë ajo.
Për psikologen rreziku qëndron te fakti që fenomene si këto të kthehen në modele, prandaj ka një mesazh të fortë për të rinjtë, por sidomos për prindërit
“Dashuria nuk është pronë, as nuk shitet, as nuk blihet dhe nuk e merr dot me zorr. të rinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, periudha e adoleshencës është shumë e vështire , ka të papriturat e veta por një mbështetje e fortë prindërore duhet për të gjetur rrugën e drejtë, për të mos gabuar aq rëndë sa rasti në fjalë”, deklaron Muça.
Pakkush e di të vërtetën, përveç Arielës që nuk jeton më dhe Aldisonit, që është në koma, megjithëse krimin nuk e justifikon asnjë arsye?
Psikologët këmbëngulin te edukimi i brezave që në vegjëli dhe te përzgjedhja e shoqërisë, faktorë që më vonë mund të kthehen në kërcënim për individin, siç me siguri ndodhi edhe me Aldison Belulajn./Top Channel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...