Shoqëria «Lëvizja», në shenjë respekti për jetën dhe veprën e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Heroit të Kombit, Ahmet Haxhiu, organizon homazhe pranë varrit të tij.
Ahmet Haxhiu ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin, mbështetjen dhe masovizimin e Lëvizjes Çlirimtare, në veçanti në fuqizimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke qenë njëri nga drejtuesit e saj organizativ por edhe duke qenë njëri nga frymëzuesit kryesor për gjeneratat e reja.
Nderimet pranë varrit të tij do të bëhen sot në ora 17 :00. Gjithashtu në ora 18:00, në fshatin Dyz, do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Nazmi Llapashtica. Shtëpia e veprimtarit të dalluar Nazmi Llapashtica, ka qenë strehë e sigurtë e shumë veprimtarëve të Lëvizjes Çlirimtare e në veçanti të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
“Baci Naz ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e luftës çlirimtare, prandaj Shoqëria «Lëvizja» do ta nderojë atë, duke vendosur një pllakë përkujtimore në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...