Para Teatrit të Qytetit në Gjilan janë duke u mbajtur homazhe në nderim të Jonuz Musliut i cili ndërroi jetë ditë më parë, shkruan arbresh.info
Në këto homazhe pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Në orën 11:00 në këtë teatër do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Jonuz Musliut.
Ndërsa varrimi i Jonuz Musliut do të bëhet në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit në ora 14:00.
I ndjeri Musliu ka dhënë një kontribut të madh si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve si dhe si kryetar i Kuvendit të Bujanocit./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...