Google ADS

Homazhe në komplekset memoriale në Ditën e Çlirimit të Podujevës

14:58 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Për nder të 19 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës, një delegacion i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga kryetari Agim Veliu, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule në kompleksin memorial të Heroit të Kosovës, Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazit në fshatin Orllan dhe në kompleksin memorial Baza e Parë e UÇK-së në fshatin Lladoc.

Pjesë e delegacionit të Komunës ishin edhe shefat e grupeve të këshilltarëve nga LDK dhe PDK-ja.

Ndryshe, 19 vjetori i çlirimit të Podujevës po shënohet edhe me aktivitete të kulturore dhe sportivë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme