Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka u takua me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, ndërsa tha se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë.
Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane për Reformave dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Reka falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës, dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për t’u përshtatur me dinamikën e këtij procesi.
Njëkohësisht ministri potencoi se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë.
Po ashtu, Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Holandës në procesin e përgjithshëm integrues.
Ndërkaq, ambasadorja Willems konfirmoi mbështetjen e Holandës për aspiratat e Kosovës për integrim evropian.
Ajo rikonfirmoi rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën Evropiane, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të shohin rezultatet konkrete në jetën e përditshme të tyre.
Lidhur me liberalizimin e vizave, Willems theksoi që Kosova duhet të tregoj rezultate konkrete në implementimin e vazhdueshëm të të gjitha kritereve, specifikisht të atyre të lidhura me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Poashtu, theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, specifikisht në fushën e integrimit evropian dhe sundimit të ligjit.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje