Google ADS

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

21:08 | 14 Maj 2021
L G

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët.

Ministria e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se pozicionin kundër ecjes së lirë në Schengehn, e mbajnë pasi që vendin tonë e konsiderojmë me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat. Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme për  RTV Dukagjini.

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Demush Shasha, thotë se i kemi ofruar mjaft argumente shteteve skeptike si Holanda, se Kosova ka probleme në sundimin e ligjit.

Ndryshe mendon analistit politik, Emir Abrashi, i cilit thotë se Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe sa i përket liberalizimit të vizave.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

Të ngjashme