Me rastin e pranimit të një donacioni nga Qeveria e Holandës, ministri në detyrë i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë pritur sot në një takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.
Ministri Demolli dhe gjeneral Rama me këtë rast e njoftuan ambasadoren holandeze me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Nga ana e saj, diplomatja Willems premtoi se do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
Pas takimit në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të Qeverisë së Holandës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë mbi 22 mijë euro. Donacioni ka të bëjë me makina qepëse të trikotazhit dhe tapiceri me materiale përcjellëse të mirëmbajtjes.
Trajnimin profesional për përdorim të këtyre makinave, të pjesëtarëve të FSK-së, e ka mundësuar Qeveria e Gjermanisë përmes Forcave të Armatosura të saj.
Dorëzimin e këtij donacioni e bëri ambasadorja e Holandës Gerrie Willems, ndërsa atë e pranoi ministri Demolli./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...