Google ADS

Holanda dalëngadalë po ndryshon qëndrim për liberalizim e vizave

22:03 | 16 Gusht 2022
E.H

Dalëngadalë Holanda po ndryshon qëndrim e s’mundet të identifikohet si shtet i cili po bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një raport i publikuar ekskluzivisht për këtë çështje nga Instituti holandez Clingendale, zbuloi se diskursi ka ndryshuar fortë në politikën e Hagës.

“Kemi kuptuar se Komisioni Evropian po e bënë gati një raport të ri mbi përmbushjen e standardeve, pra të tregojë se deri ku Kosova ka përmbushur këto standarde të reformave për liberalizim. KE-ja po e bënë këtë me kërkesë të Holandës dhe do e publikojë raportin në fjalë në tetor i cili pastaj diskutohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Wouter Zweers, hulumtues, Instituti Clingendale.

Hulumtuesi në Clingendale, e konsideron qenësor raportin që pritet ta nxjerrë Komisioni.

Sipas tij edhe kryeministri Mark Rutte konsideron se Kosova ka bërë shumë në sundimin e ligjit.

Vetë Rutte, foli për herë të parë publikisht për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët më 23 qershor 2022, në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Formalisht procesi ec kur vendet anëtare mund të votojnë dhe aty kërkohet shumica e kualifikuar, pra nëse shumica është për atëherë ata mund të marrin një vendim. Kurse në praktikë sikur që ndodhi më 2018 kur për herë të fundit u fol për këtë çështje, u kërkua të arrihet konsensusi. Pra nëse krejt vendet pajtohen atëherë bëhet hapi i radhës”, përfundoi Zweers./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme