Google ADS

Hodžić në takimin lamtumirës me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell

11:45 | 24 Gusht 2019
Arbresh.info

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić, u takua dje me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në largim, Ruairí O’Connell.

Në takimin e shkurtër të mbajtur në kabinetin e ministres Hodžić, u diskutuan sfidat e  zakonshme me të cilat po përballen qeveritë lokale, veçanërisht kur bëhet fjalë për legjislacionin.

Në anën tjetër, bashkëbiseduesit u dakorduan se është e nevojshme të krijohen mundësi për të rinjtë nga të gjitha komunitetet etnike, për të vlerësuar se Kosova mund të ketë një të ardhme të ndritshme. Lufta kundër korrupsionit dhe anomalive të tjera të shoqërisë sonë, duhet të jetë një proces në të cilin vetë qytetarët do të japin kontributin e tyre.

Në emër të MAPL-së, ministrja Hodžić falënderoi ambasadorin në largim për bashkëpunimin e deritanishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme