Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçar në veri i dyshuar për veprën penale “Sulm”.
Sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte hedhur një shishe qelqi drejt një person tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicës Veri, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (Z.R), 33 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar”, thuhet në njoftimin për media nga policia.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram