Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Deçan, përmes një letre publike sot kërkon dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, për shkak të vendimit për dhënien e pronave Manastirit të Deçanit, me çka thuhet se është krijuar precedent i rrezikshëm.
Në letër thuhet se më 20 maj 2022, bëhen plot 6 vjet që kur Gjykata Kushtetuese, me një panel të gjykatësve vendorë, pa përfshirë gjykatësin Bekim Sejdiu që ishte kundër, dhe të tjerët që kanë abstenuar në votim dhe ndërkombëtarë, merr vendim në formë të aktgjykimit, me anë të se cilit i njeh si vendime legjitime dhe legale në Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marrë Serbia për Kosovën gjatë periudhës 1990-1999.
Gresa Caka-Nimani kryetare aktuale e Gjykatës Kushtetueses dhe ish e para e Kushtetueses Arta Rama-Hajrizi, kanë qenë pro dhe bashkë me gjykatësit ndërkombëtarë të Kushtetueses kanë qenë pro kërkesës së Manastirit të Deçanit, që pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” t’i falen manastirit, kjo në mbështetje të vendimeve të kohës së masave të dhunshme të Millosheviqit, thonë historianët.
Për më tepër, ata thonë se Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi, me përkrahjen dhe votimin pro zbatimit të vendimeve të kohës së Millosheviqit në Kosovë, kanë shkelur Kushtetutën dhe rendin e ri kushtetuese në Kosovën e pasluftës.
“Gresa Caka-Nimani, duhet të jep dorëheqje nga detyra e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ngase akt gjykimi i kësaj gjykate për pronat në Deçan është precedent i rrezikshëm, dhe Kosovën e ka futur në një rrogë qorre, nga e cili e ka të vështirë të dalë. Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi, me rastin e marrjes së këtij aktgjykimi para 6 vjetësh, kanë dëshmuar se për to më e rëndësishme është karrigia dhe profesioni i tyre se sa interesi i popullit dhe kombit shqiptar dhe mbrojtja e kushtetutshmërisë në Kosovë”, thuhet në letër, transmeton Telegrafi.
Historianët e Deçanit thonë se dorëheqja e Gresa Caka-Nimanit është rruga e mirë dhe do t’i bënte nder që të mos të jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese.
“Gresa Caka-Nimanin, e ftojmë për deklarim publik të saj dhe të jep përgjigje se pse i ka dhënë përkrahje kësaj marrëzie, e cila kryer e këput e ka bazën në ligjet e Millosheviqit. Ne, e përsërisim qëndrimin tonë së zgjidhja ma e mirë për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” është që të kthehen në pasuri (asete) shtetërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.
Historianët e Deçanit edhe një herë bëjnë thirrje që të mos zbatohet aktgjykimi antikushtetues dhe antiligjor për pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.
“Ne, me gjitha forcat tona, do të kundërshtojmë çdo tentim të zbatimit të vendimit tuaj, ngase në Kosovë nuk mund të zbatohen vendimet e Millosheviqit, vendime këto që i ka luftuar e mbarë bota demokratike, dhe të cilat i ka shpallur null misioni i UNMIK-ut në Kosovë”, përfundon letra.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti në shkurt të këtij viti përsëriti qëndrimin e tij se vendimi i Kushtetueses për t’i detyruar autoritetet lokale të Deçanit t’ia kthejnë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyje, është i bazuar në “politikën diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997.
Ai pati thënë se Qeveria do të përpiqet t’i ruajë të drejtat legjitime të Manastirit të Deçanit, por shtoi se edhe liderët fetarë duhet të kërkojnë zgjidhje përmes dialogut dhe marrëveshjes me popullatën lokale në Deçan.
Autoritetet lokale në Deçan besojnë se 24 hektarët tokë dhe pyje janë të ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe me këmbëngulje refuzojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese pati deklaruar se vendimi i saj nuk ishte zbatuar dhe i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit të Kosovës që të ndërmarrë veprime të mëtejme, në përputhje me kompetencat ligjore.
Në vendimin për moszbatimin e aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese tha se nuk ka juridiksion të vlerësojë përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit nga organet përgjegjëse dhe se një vlerësim i tillë i takon prokurorit të shtetit në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...