Ky është një fat që na prek të gjithëve: Përderisa miqtë e saj shkojnë në shkollë, kohën e lirë e kalojnë duke u argëtuar ose relaksohen nëpër pishina me orë të tëra, Gresa i kalon me dhjetëra ditë për çdo vit në Spitalin e fëmijëve të Cyrihut.
Ajo nuk mund të ecë pa pajisjen e saj të oksigjenit, e cila gjithmonë është e varur në një qese mbi shpatullën e saj. Në një copë rruge 50 deri 100 metra, 15-vjeçarja është ende në gjendje të ecë, ndërsa varet nga karroca.
“Një ditë, për shkak të një infeksioni, përmes avionit të REGA, është dashur të më sjellin nga Prishtina në Cyrih. Gjyshërit e mi jetojnë në Kosovë, prandaj nuk preferoj të organizoj pushime gjetiu”, pohon vogëlushja për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, nuk mund të dëgjohen tinguj të trishtuar as nga Gresa por as edhe nga familja e saj.
Gresa nuk ka marrë një diagnozë të saktë deri më sot. Si një diagnozë superiore, mjekët gjetën një sëmundje kronike të mushkërive. Për shkak të kësaj, mushkëritë e Gresës që nga lindja nuk punojnë si duhet, e të cilat në masë të madhe pengojnë frymëmarrjen e tyre, ndikon në organet e tjera dhe e ulë cilësinë e jetës në mënyrë dramatike, përcjell tutje albinfo.ch.
Se gjendja e Gresës nuk do të përmirësohet më, ka qenë prej kohësh e qartë. Ndërkohë, mushkëritë e 15-vjeçares shfrytëzojë vetëm 13 për qind të kapacitetit të një mushkërie të shëndetshme. Në vitin 2012, mjekët për herë të parë folën për një transplant të mushkërive. Prindërit gjithmonë kanë këmbëngulur që Gresa të vendoste personalisht. “Para dy muajve, vendosa të futem në listën e pritjes”. Kur prindërit i thonë se ata krenohen me vajzën e tyre të guximshme, Gresa qeshet ëmbël.
Ende ka shumë pak donatorë: Në fund të qershorit, sipas Fondacionit “Swisstransplant”, 46 persona janë në listën e pritjes për një mushkëri të re. Koha mesatare e pritjes për transplantimin e mushkërive është aktualisht rreth 300 ditë. Deri më tani, gjatë këtij viti 19 persona kanë marrë një mushkëri të re.
Pas transplantimit të organeve, femrat e reja këshillohen fort që të mos kenë fëmijë. Kjo e bëri atë të dyshojë në sjelljen e vendimit të saj për disa ditë, është shprehur Gresa. Vetëm kur prindërit i kishin shpjeguar asaj mundësinë e adoptimit, ajo ishte bindur për transplantin.
Një iniciativë popullore e mbështetur nga Swisstransplant synon të inkurajojë dhurimin e organeve. Sipas iniciatorëve, në Zvicër vdesin mesatarisht dy persona në javë, sepse kërkimi për një dhurim të organeve nuk është i shpejtë. Iniciativa bën thirrje për të ashtuquajturën “pëlqimin e supozuar”, nganjëherë të njohur si “zgjidhje kontradiktore”. Në rast vdekjeje çdo person i rritur duhet të jetë një dhurues i mundshëm, përveç nëse personi është kundër regjistrimit të një donacioni.
Sipas një studimi të fundit nga “Comparis”, dy të tretat e popullsisë zvicerane mbështesin “pëlqimin e supozuar”, megjithatë mbledhja e nënshkrimeve deri më tani ka qenë shumë e ngadalshme. Mungojnë edhe rreth 50.000 nënshkrime.
Dhe një arsye tjetër përse vajza hezitoi për një çast: “Nëse i marr mushkëritë, dikush tjetër do të duhet të vdes për mua”, vazhdoi ajo. Këtu, gjithashtu, e ndihmuan pasi lexoi dokumentet e spitalit, duke folur me familjen dhe me mikeshën e saj Arta. Ajo vetë kishte një transplant të mushkërive dhe e dokumentoi historinë e saj mjekësore në Instagram.
Pritje e gjatë për mushkëri të reja
Përkundër rreth 40 ditëve të mungesës për semestër, Gresa ka përfunduar rregullisht shkollën, në muajin gusht ajo do të fillojë praktikën në fushën e tregtisë. Për momentin, ajo merr një pensum prej 50 për qind, më vonë, shpresat e familjes janë se ajo do të jetë në gjendje të punojë me orar të plotë. “Mësimdhënia me siguri do të më tërheqë pak nga transplantimi i ardhshëm. Përpiqem të mendoj nga dita në ditë”, thotë Gresa.
Gjate të dielës së ardhshme, statusi i saj do të kalojë në aktiv në listën e pritjes për një mushkëri donatore. Kjo do të thotë se në çdo kohë, ndonjë thirrje mund të vijë nga spitali dhe Gresa do të duhej të shtrihej në tavolinën e operimit brenda një ore. “Nuk mund të largohemi tani, duhet të jemi të gatshëm në çdo kohë”, pohon babai i saj, Nderimi.
Për momentin, Gresa duhet të marrë 10 medikamente të ndryshme në ditë, pas operacionit do të jenë 40 medikamente të ndryshme. Më tej, vajza duhet të jetë e kujdesshme për të mos infektohet. Sidomos kur bëhet fjalë për ushqim, ajo do të duhet ta kufizojë veten ashpër. “Ajo kurrë më nuk do të jetë në gjendje për të ngrënë ushqim të shpejtë dhe bile, edhe ujin do të duhet ta pijë vetëm të zier”, shpjegojnë prindërit e saj.
Por perspektiva që në vend të pajisjes së rëndë të oksigjenit së shpejti një çantëz e vogël do të varet mbi shpatullën e saj, i heq të gjitha frikat e procedurës.
Në pyetjen se cila është dëshira më e madhe dhe qëllimi i saj, Gresa përgjigjet me kujdes. Një dëshirë shumë e madhe për të ishte realizuar katër vite më parë, kur lindi motra e vogël e Gresës. Pavarësisht nga shqetësimet e disa mjekëve, në vitin 2014, Elona e vogël e pa për herë të parë dritën e diellit. Sot, ajo gjithë familjen e mban në disponim dhe shpesh e sjellë për të qeshur Gresën.
Gjatë rrjedhës së bisedës, shfaqen edhe dy dëshira të tjera. E para tashmë është përmbushur: zbavitje tregtie. Kohët e fundit, Gresa ka qenë në gjendje të kalojë një pasdite në karrocë me ndihmën e një kolege nga ekipi i kujdesit paliativ në Spitalin e Fëmijëve të Cyrihut, pa prindërit e saj. Dëshira e dytë është ende e hapur: Gresa dëshiron të shkojë me pushime, mundësisht në det, në Antalia.
Kur flisni me Gresën dhe familjen e saj, ndjeni dy gjëra kryesore: një kohezion i fortë dhe një ndjenjë e madhe mirënjohjeje për të gjithë mbështetjen që familja po pranon. Gresa nuk grindet me fatin e saj, shkruan më tej Albinfo.ch.
Nëna e saj përkujton se si Gresa harron vuajtjen e saj, që nga momenti që takohet me fëmijët e tjerë në spitalin e fëmijëve, të cilët janë gjithashtu të sëmurë rëndë.
“Ajo gjithnjë shqetësohet për fëmijët e tjerë dhe është jashtëzakonisht e hapur për njerëzit”, ka nënvizuar e ëma. Gresa e konfirmon këtë. Ajo është shumë e interesuar për njerëzit e tjerë, prandaj mendimi i donatorit të mushkërive të ardhshme ishte kaq i rëndësishëm.
Në familje, askush nuk dyshon se Gresa do të mbijetojë në transplantin dhe kohën më pas. “Në ndërkohë, unë kam qenë i shqetësuar për motrën time të vogël, por në të shumtën e kohës Gresa është kaq pozitive dhe luftëtare që mendimet e tilla zhduken shpejt”, tha vëllai i saj i madh. Dhe Gresa përsëri qeshet.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...