Google ADS

Historia e “pabesueshme” e shtetasit të Kosovës në Francë

07:47 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Francë, në momentin që një kosovar i ri po kërkonte lëmoshë në rrugë dhe rastësisht takon një student të shkëlqyeshëm francez të mjekësisë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Nancy.

Përkundër diferencës së madhe sociale, ata shfaqin simpatinë ndaj njëri-tjetrit. Studenti shpirtgjerë nuk i jep vetëm ndihmë të vogël simbolike. Ai vendos që me çdo kusht ta ndihmojë sa më shumë që është e mundur mikun e tij të margjinalizuar. Studenti francez, nga babai i tij kishte trashëguar 160.000 euro dhe sapo kishte blerë një shtëpi në Saint-Nicolas-de-Port.

Pa kurrfarë dyshimi, ai vendos ta presë mikun e tij kosovar dhe të gjithë familjen e tij në shtëpinë e re: Bashkëshorten e tij, tre fëmijët dhe prindërit e tij. Nuk ka dyshim se bëhet fjalë për një shembull të jashtëzakonshëm të solidaritetit, shkruan “Est Republicain”, njofton Albinfo.ch.

Me përjashtim se gjatë të hënës rasti përfundoi në gjykatë.

Sepse në periudhën që ka ndodhur ngjarja, në qershor të vitit 2010, studenti ishte viktimë e “një krizë fetare të kontrolluar dobët” dhe “bujaria e tij tejkalonte standardet e zakonshme”, ka përmbledhur akuzën gjykatësi kryesor Haouy. Në fakt, francezi i ri i kishte dhuruar gjithsej rreth 25.000 euro mikut të tij kosovar.

“Ne ishim si vëllezër dhe asnjëherë nuk e kam kërcënuar”, është mbrojtur kosovari. Nuk kishte dhunë, asnjë kërcënim. “I akuzuari ka ushtruar presion ndaj viktimës duke ngritur tonin e tij dhe duke e bërë atë të ndjehet fajtor”, ka pohuar zëvendësprokurorja Béatrice Bluntzer.

Babai kosovar nuk kishte më nevojë të bënte diçka më shumë, për të marrë para. Sepse ai e kishte kuptuar plotësisht brishtësinë psikologjike të mikut të tij të mirë, i cili ishte në delir të plotë mistik. Kryeprokurori ka kërkuar gjashtë muaj burg për të akuzuarin.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin nga akuza, të kosovarit. Por, trupi gjykues vendosi që ta dënojë të akuzuarin me katër muaj burg, për “abuzim të dobësisë” së studentit francez.

Sa i përket viktimës, ai ishte larguar nga shkolla mjekësore, duke u vendosur nën kujdestari të përforcuar nga familja e tij dhe një periudhë e ka kaluar në një spital psikiatrik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme