Kosova edhe në vitin 1943 dhe 44 kishte një situatë të ngjashme me ketë qe ndodhi me Turqinë. Kërkesën për dorëzimin e pjesëtarëve të organizatës së Fetullah Gylen, të cilën Recep Tayyp Erdogan e shpalli terroriste duke i akuzuar së tentuan të krijonin grushtshtet vitin e kaluar.
Por për dallim nga politikanët tanë qe ju dorëzuan presionit të Erdoganit, atë kohë burrështetasit e Kosovës e Shqipërisë nuk kishin pranuat të dorëzonin hebrenjtë e strehuar në këto dy vende tek nazistët që i kërkonin për t’i tubuar një fushë ku do të ekzekutoheshin, shkruan infokusi.
Këtë fakt e përmendi në seancën plenarë të së premtes, Kryeparlamentari Kadri Veseli. I cili deportimin e gjashtë shtetasve turk nga shteti i Kosovës për në Turqi, e ka lidhur me shpëtimin e çifutëve gjatë luftës së dytë botërore.
Veseli ka thënë se ndjehet i turpëruar me vendimin e marrë për deportimin e tyre, dhe njëkohësisht ka thënë se ne si popull vazhdimisht jemi krenuar me shpëtimin e çifutëve gjatë luftës së dytë botërore, ndërkaq në këtë situatë që është krijuar ne si popull nuk kemi bërë asgjë.
“Ne krenohemi që nuk i kemi dorëzuar çifutët në luftën e dytë botërore, e çka bëmë tani i dorëzuam njerëzit që nuk e dimë ku. “Imagjinoni nëse i mbysin, ku mbet shteti i pavarur i Kosovës”, është shprehur Veseli.
Sipas historisë, pjesë të se cilës gjinden në Wikipedia, ishte Xhaferr Deva qe atë kohë mbante postin e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, i cili refuzoi t’i dorëzonte hebrenjtë e kërkuar nga nazistët.
Madje edhe pse nazistët i kërkuan zyrtarisht grumbullimin e të gjithë çifutëve dhe jo vetëm emrat e tyre.
“Nga fundi i pranverës së vitit 1944 nazistët kërkuan zyrtarisht jo vetëm listat, po dhe grumbullimin e gjithë hebrenjve në një fushë përqendrimi. Mbështetur në burimet amerikane, sipas Sarner, dy përfaqësues të bashkësisë hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrenjtë e deportuar prej vendeve të Evropës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë (“Shoah”), iu drejtuan Mehdi Frashërit për ndihmë”, thuhet në një përshkrim të shkurtër të historisë së shpëtimit të çiftëve nga shqiptarët.
Gjatë kësaj kohe Ministri i atëhershëm i punëve të brendshme, Xhaferr Deva ia doli që t’i bindte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve.
“Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit. Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin. Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva ia doli që t’i bindte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve”./Infokusi.com
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...