Google ADS

Historia e lisit që iu kapën Kurti e Bulliqi dhe komentet qesharake të qytetarëve

15:53 | 2 Dhjetor 2020
V. S.

Një foto duke kapur një lis, u bë virale në internet vetëm një ditë pasi fitoj zgjedhjet ën Podujevë.

Bëhet fjalë për kryetarin e sapo zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

U ngritën shumë pikëpyetje se çka do të thotë ajo foto më atë lis, raporton arbresh.info

Por përderisa ata s’patën përgjigjej, për historinë e lisit në fjalë është dhënë përgjigjej përmes një postimi në facebook, nga faqja e shtatit Lluga.

Postimi i plotë:

Foto e realizuar në fshatin Llugë në vendin e quajtur lisi i RRUSTEMIT (Rrustem Balës), ky lis prej shumë kohësh ishte vend takim i burrave të trevës se llapit dhe kuvendonin për çështje nga më të ndryshmet. Ndër burrat që kuvendonin ndër hijet e këtij lisi janë:

RRUSTEM BALA, HAKIF RIMANISHTA, RAMISH LLUGA, MEHMET DYZI, SHEQIR ZHITIA, SHABAN BULLIQI, OSMAN ZHITIA e shumë e shumë të tjerë, burra patriot dhe atëdhetar e të pashoq.

Ne Foto kemi burra që sot shpresën e vetme e kemi tek ata, burra si ALBIN KURTIN dhe SHPEJTIM BULLIQIN, të menqur e me vizion e që dijnë të vlerësojnë dhe të mbahen për trungu  tamam të palëkundur pavarsisht furtunave që u sillen vërdallë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme