Lisi i cili mendohej se ishte lis i kësmetit që nëse sillesh rreth tij dhe e puth e gjen nafakën, nuk ishte aty për atë punë.
Të vjetër rreth 300 vite, janë dy varrë misterioze që ndodhen në një “tyrbe” në fshatin Rogoqicë në Komunën e Kamenicës, shkruan arbresh.info.
Të sillesh tri herë rreth tyre duke i puthur secilën herë gurët e varreve dhe të bësh lutje për diçka që ke nevojë, janë karakteristikat e këtij vendi të rrethuar me mure.
Për sëmundje, halle të ndryshme e më së shumti për gratë që nuk mund të mbesin shtatzënë janë nevojat më të shumta që qytetarët shkojnë dhe bëjnë lutjet e tyre.
Madje, të shumta janë rastet që bëjnë lutje edhe për gjetjen e partnerit apo “kësmetit”.
Elhami Kallaba, që mirëmban këtë tyrbe tregon për portalin arbresh.info disa raste që kanë dëshmuar sukseset që kanë pasur vizitorë pas lutjeve të tyre.
“Këtu vijnë shumë vizitor për t’u lutur për nevojat e tyre. Më së shumti vijnë grat për me lind( me mbet shtatzënë). Por ka edhe të sëmurë që vijnë. Një ndër personat që ka pas sukses është një djal që ka ardh i paralizuar dhe pasi ka dal nga tyrbja ai ka dal në këmbë të tija”, tha ndër tjerash Kallaba.
Kjo tyrbe u ka kryer punë edhe vizitorëve të shumtë nga Shqipëria e vendet e rajonit.
Së fundmi janë bërë edhe renovime nga banorët e lagjes për shkak të numrit të madh të vizitorëve./arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...