Qyteti i Artanës apo ish-Novobërda ndodhet në pjesën lindore të Kosovës.
Varësisht nga cili komunitet është thirrur, qyteti i Artanës është njohur me emra të ndryshëm.
Kështu tregon për Arbresh.info, Emin Sallahu nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve Historike.
“Në fillet e para kemi Novo Monte, Monte Nova, Nove Birdi, Jenidek në turqisht, pastaj në gjuhën sllave, Novobërda, ndërsa vendasit e quajnë Artana”.
Si qytet Artana është ndërtuar në bazë të pasurisë natyrore që e ka dhe për shkak të asaj është ndërtuar. Qyteti, dmth kalaja dhe qyteti përreth ka filluar eksploatimin e xeheve, është si një lulëzim i qytetit është shekulli i 14-të sidomos, ku sipas burimeve historike nxirren 200 mijë dukat në vit, kjo ka qenë një aset shumë periudhën bizantine sepse në atë kohë ka qenë në sundimin bizantin”, tregon ai.
Në këtë qytet, sipas tij, kanë jetuar popuj të ndryshëm si kotrrasit, venedikasit, vendasit arbëror, sllavët, hebrenjtë, ashtu si dhe një koloni e fisit të njohur gjerman të njohur si sanksonët.
Qyteti sipas Sallahut, ka pasur edhe një spital, si dhe të gjitha pasuritë e kohës, duke e bërë kështu Artanen, apo ish-Novobërdën një qendër shumë joshëse banorët dhe vizitorët e asaj kohe.
Sallahu thotë se pas rënies së qytetit nën sundimin Osman, Artana ka pësuar një rënie të gjithanshme të kapaciteteve.
Një aset tjetër historik e kulturor, sipas tij, ka qenë edhe katedralja e Artanës apo e njohur ndryshe si katedralja e Shën Nikollës, në të cilën ka shërbyer xhaxhai i Pjetër Bogdanit, Andrea Bogdani për tre vjet.
“Këtu ndodhemi katedralen e Artanës, katedralen e “Shën Nikollës”, një kohë ka qenë me kapacitete të më vogla, të një kishe më të vogël, në ndërkohë është rrit kapaciteti i saj dhe siç mund të shihet ka qenë mjaft voluminoze për pritjen e shërbyesve të cilët kanë ardh këtu dhe besimtarëve të cilët e kanë shfrytëzuar.”, tregon Sallahu.
Kjo katedrale, në kohën e pushtimit osman është përdorur si xhami.
Këtë e dëshmon edhe pjesa metalike e mbetur nga minarja.
Sallahu theksoi se tendenca për përvetësimin e objekteve të kultit ka qenë dhe vazhdon të jetë.
“Për katedralën në fjalë, pushteti serb kërkon të dëshmojë që është e tyre”, thotë ai.
Ndryshe, qyteti i Artanës njihet edhe për kalanë, e cila është shumë tërheqëse për vizitorët./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...