Holandezi Stefan Van Dijk prej shtatë vitesh jeton në Kosovë që prej vitit 2012, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.
Pas një pune vullnetare në vitin 2004, ndaj të mbijetuarve nga Masakra e Mejës në Gjakovë, ai ishte dashuruar me njerëzit, traditën e natyrën.
Van Dijk ka një biznes të tijin online ku këshillon njerëz të huaj se si të hapin një biznes në Kosovë, raporton TCH.
“Unë kam një Sh.P.k ku unë këshilloj njerëz të huaj se si të bëjnë biznes në Kosovë. Kur janë të interesuar për të bërë një biznes apo të investojnë këtu, ose duhet informacion. E kuptoj shumë mirë se pse njerëz këtu duan të shkojnë jashtë, pasi kanë një shans për një punë jashtë, pse jo”, shprehet ai, përcjell albinfo.ch.
Për dallim nga shumë kosovarë që zgjedhin të ikin nga Kosova, ai zgjodhi të marrë gruan e fëmijët për jetuar në Gjakovë, për t’u zhvendosur më pas në Prishtinë.
Stefan e pa Kosovën vend të mundësive, pavarësisht sfidave nga gjendja e vendit pak vjet pas daljes nga lufta.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...