Google ADS

Histori të shpërnguljeve të dhunshme në Turqi, dhe sakrifica për t’u kthyer në Kosovë

Prishtina
15:41 | 2 Maj 2021
A Z

Spastrimet  etnike të trojeve shqiptare detyruan shumë shqiptarë të marrin rrugën drejt Turqisë duke lënë kështu vendin e tyre ku ata ishin lindur, rritur dhe formuar.

Përjetimet e shpërnguljes së familjes së saj na i tregon Esma Bunjaku, shqiptare e lindur dhe rritur në Turqi në qytezën e Ada Pazarit.

“Unë kam lindur në Turqi, nuk jam shpërngulur, ndërsa familja ime është shpërngulur në vitin 1957. Qysh dihet ajo periudha famëkeqe e Rankoviqit dhe e politikanit shoven, sepse si shkak i politikave të tyre kanë ndodhur shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi e që është histori shumë e dhimbshme”, rrëfen Esma.

Si çdo familje e shpërngulur edhe familja e Esmës, fillon përshtatjen dhe integrimin në Turqi, për të mundësuar një të ardhme më të mirë.

Tutje Esma tregon për bashkëjetesën me vendasit turq, si dhe strategjitë e shtetit Turk po ashtu edhe të shqiptarëve.

Në familjen e Esmes, është folur gjithmonë shqip, ndërkaq Esma gjuhën e parë, e ka folur gjuhën shqipe.

Me tu rritur Esma fillon dhe interesohet për Kosovën, e dëshira e madhe e saj për të kontribuar fillon qysh në moshën e saj të re, kështu ajo fillon krijimin e kontakteve me personat të cilët do e ndihmonin në prekjen e ëndrrës së saj.

Shqiptarët në Turqi nuk u dorëzuan asnjëherë dhe themeluan shoqata për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, kështu ata nisën fushata sensibilizuese, për informimin e tyre.

Kontributi i Shqiptarëve të Turqisë ka qenë gjithmonë por sa e ka vlerësuar Kosova këtë gjë tregon vet Esma.

Me përfundimin e luftës së parë botërore filloi të bëhet  një politikë terrori dhune në të gjitha aspekt e jetës, e që kjo u bë e pa përballueshme për jetën e shqiptarëve brenda kufijve shqiptar.

Drejtori i Institutit të Historisë së Kosovës, Sabit Syla për abresh.info, tregoi detajet se pse dhe kur filloi shpërngulja e shqiptarëve në drejtim të Turqisë.)

“Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ka filluar në vitin 1912, kur edhe u bë aneksimi i Kosovës nga mbretëria serbe e ku paralelisht filloi edhe kolonizimi serb i Kosovës. Në periudhën 1912-1915, në bazë të materialeve që disponojmë pikërisht në Turqi janë shpërngulur një numër i madh i shqiptarëve nga Selaniku dhe të dhënat dokumentare na qojnë ën një shifër e përafërt që është 240 mijë shqiptar”,tha Syla.

Marrëveshjet e ndryshme të bëra në mes të Turqisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene vazhdimisht sillnin karavane të shpërnguljeve.

Politik bërja e atëhershme bënte kalkulime që gjoja ishin favore që po u bëheshin shqiptarëve e në fakt ishte propagandë.

Shkrimtari i shqiptar që jeton dhe vepron në Turqi, Qamil Bytyqi, na tregoi me detaje rrugëtimin e shqiptarëve në drejtim të Turqisë, e një gjë të tillë ai e ka përshkruar shumë mirë edhe në librin e tij “Shqiptarët e harruar në Turqi”.

Se periudha më e madhe e shpërnguljeve të shqiptarëve  ka ndodhur në vitet 1912-1915, e konfirmon edhe shkrimtari Bytyqi, ku thotë se 395 anije evropiane i kanë bartur shqiptarët nga Selaniku në Turqi.

“1912-1915,ka pasur shpërngulje shumë të mëdha rreth 289 vetë janë shpërngulur dhe këtu nuk janë marr në konsideratë fëmijët nën moshën 16 vjeç. Në periudhën pas 1920-ës, deri në vitet 38-39, është nënshkruan edhe një marrëveshje me Turqin por ajo nuk është zbatuar për shkak se fillon lufta e dytë botërore dhe nuk zbatohet ai projekt, dhe këta shqiptar që janë shpërngulur në 1912-1915, 395 anije evropiane i kanë bartur shqiptarët nga Selaniku në Turqi.

Shpërngulja e shqiptarëve nuk figuron askund në shifra të sakta përpos një dokumenti  që ka pasur në pronësi Ministria e Shqipërisë e që i takonte Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë.

Të ndarë në kategori të ndryshme të cilat ata i kishin listuar.

Ndërkaq Bytyqi thotë se nuk ekzistojnë dokumente të sakta që figurojnë se të shpërngulurit në atë kohë ishin shqiptar apo të tjerë.

Me largimin e tyre nga Kosova, regjimi i atëhershëm Jugosllav, i ka pajisur me dokument i quajtur “VESIKA”, e që në këtë dokument nuk figuronte data e kthimit, Esma këtë e quan dëbim.

Rezistenca e shqiptarëve  çdo herë ka qenë simbol i gërvishtur në mendjet dhe trimëritë e të gjithëve.

Historia e Esmës është mjaftë rrëqethëse për ardhjen e saj në vitin 1995 dhe rreziqet nëpër të cilat ajo kaloi vetëm për të grumbulluar materiale që t’i tregonte në një nga televizionet më të mëdha turke.)

Frika e vetme gjatë ndaljes nga policia serbe për Esmën ishte vetëm gjetja e materialeve të cilat ajo i kishte grumbulluar për një muaj, dhe së në fund ato do ti’a merrnin nga dora.

Ideja e parandalimit dhe mos pranimit të shpërnguljeve ka qenë jo çdo herë e dy anshme.

Historiani Syla përpjekjet për të parandaluar shpërnguljet e shqiptarëve tha se ka qenë gjithmonë nga ana e Tiranës.)

Ndërsa Bytyqi parandalimin e shpërnguljeve e sheh si të dy anshme nëse do të kishte ndodhur edhe nga ana e Turqisë, por edhe të shqiptarëve.

Bashkëjetesa nuk ka qenë asnjëherë e vështirë me popullin turk kjo pasi që ngjashmëritë mes dy popujve kanë qenë gjithmonë të përafërta me njëra tjetrën duke u nisur nga feja.

Se shqiptarët nuk e harrojnë njëri tjetrin e tregon vetë Esma përmes letrave të cilat ajo ka këmbyer në periudha të ndryshme e një nderë personat me të cilët ajo ka komunikuar ka qenë edhe mbesa e Ismajl Qemajlit.

Ekzistenca e shqiptarëve daton para këtyre shpërnguljeve masive. Esma tregon për gjurmët që shqiptarët kanë lënë që nga koha e Perandorisë Osmane.

Shpërngulja e detyruar e shqiptarëve nga Kosova ka filluar në luftën e parë ballkanike në tetor të 1912, e kështu ka vazhduar në shekuj, dekada, vite.

Edhe në ditët e sotme Turqia mbetet vendi i par që vizitohet nga të  gjithë shqiptarët, duke mos u ndjerë si të huaj fare.)/S.D/arbresh.info/

 

Të ngjashme