Nxënësit e klasave të teta dhe të nënta nuk mësojnë në librin e historisë si dhe nga kanë ardhur simbolet shtetërore që sot përfaqësojnë shtetin e Kosovës, nëpër botë.
Portali arbresh.info ka vizituar shkollën e mesme të ulët në Prishtinë “Asim Vokshi”, për të parë se sa janë të informuar nxënësit rreth simboleve shtetërore.
Historianët po e quajnë si fobi të autorëve mos përfshirjen e deklaratës së Pavarësisë dhe njohjen e shteteve të tjera.
Historiani Halil Brahaj thotë se në historinë e klasës së nëntë nuk përmendet fare akti më sublim i pavarësisë së Kosovës e që është deklarata.
“Ne mund të flasim edhe për aktin më sublim, i historisë sonë, që është deklarata e pavarësisë, e cila fare nuk citohet. Është mëse normale që të mos përfshihen 12 pika d.m.th çdo pikë e deklaratës aty, por pika e parë që aty specifikon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kjo nuk thuhet aspak”.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhet në pikën e parë të Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Edhe historiani Haxhi Ademi kritikon autorët që nuk përmend një shtet mik të Kosovës në literaturë, që e njohu pavarësinë menjëherë pas shpalljes.
“Kur jemi te njohja e Pavarësisë së Kosovës, autori sikur se ka një farë lloj fobie, p.sh përmend të gjitha shtet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës a në fakt do duhej të potencojmë që vendi i parë jo ndoshta për nga rëndësia se dihet që ka qenë Afganistani që e ka njohur
Pavarësinë e Kosovës, mandej një nderë vendet që ka qenë dhe është aleat i Kosovës në veçanti në procesin e Kosovës ka qenë Turqia dhe autori e largon këtë fakt dhe nuk e potencon si fakt që Turqia ka qenë një ndër vendet e para të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës. Madje thuhet që ka pasur edhe seancë parlamentare dhe drejtpërdrejtë e kanë përcjellë procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi në Turqi. Do të thotë ky si fakt largohet nga historia”.
Flamuri i Kosovës është dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi. Ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës./arbresh.info/
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...