Shkruan: Sahide DEDUSHI
Ishte vetëm 14 vjeçar, kur Kushtrim Duraku nga Buroja e Skenderajt vendosi të marr rrugën për t’iu bashkuar shumë shokëve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ardhja e komandantit Abedin Rexha i njohur si “Sandokani”, bëri që Kushtrimi të mos mendojë fare dhe të niset për luftë.
“Kur ka ardh Komandanti Abedin Rexha “Sandokani”, në Kosovë aksioni i parë që u kry në vitin 1997, atëherë e kom ndje veten për me ju bashku luftës, kështu ju kom bashkëngjit luftës dhe komandantit Sandokanit me shumë shokë edhe me shumë dashamirë”, tha Duraku.
Pa lejen e familjarëve Kushtrimi vendos që t’i futet në frontin e lirisë, shkruan arbesh.info.
“Ke me u vra”, ishin fjalët e familjarëve të Kushtrimit.
“Babi im atë fillim nuk e ka ditë që jam bashku UÇK-së. Kur kam dalë prej shtëpisë ka shumë, edhe prej nanës, babës, gjyshes e të gjithëve raste të dhimbshme se unë kam qenë 14 vjet, nuk e kam njohur luftën as se kam njohur çka është lufta, por e kam pas guximin edhe trimërinë për vend me luftu me ardh sot që e kemi lirinë me gëzua. Si gjyshja si babi si të gjithë e kanë ditë se unë do të vrana se kam qenë një ushtarë i UÇK-së, shumë i lëvizshëm, kamë bërë shumë lëvizje dhe shumë aktiv. Më kanë thanë që ke mu vra, po e falënderojë zotin që jam gjallë”, rrëfeu Duraku.
Masakra e Izbicës është një nga ngjarjet më të rënda për Kushtrimin, që edhe sot kur e kujton rënkon dhimbja e humbjes së babait.
‘Në memorie më ka mbetur masakra e Izbicës, ka qenë një nga rastet më të mëdha për mua e këto mbesin për mua shumë kujtime të rënda. Momentet më të rënda kanë qenë kur jemi tërheq prej Vojnikut, kemi shku në Kysyr që thirret Rezallë Re. Aty kemi qenë 160 ushtarë edhe kur ka ardh urdhër prej komandantit Jetullah Gecit me shku me zënë atë pikë, për me ja u zënë forcave serbe priten, aty edhe në atë moment ka qenë ora në gjysmë nëntë, ka dalë një oficer edhe aty nga ora dhjetë i kemi ni krismat që kanë hy në Izbicë forcat serbe. Atë natë e kemi kalu “kryqin e popit”, kemi shku në Izbicë, edhe atu po na tregon Musli Gashi për masakrën e Izbicës edhe po i tregon nipit të tij se u vra babi yt dhe babai i Kushtrimit edhe aty aj moment ka qenë i rëndë për ne sepse çdo kujt që i vrahet prindi është një dhimbje e madhe. Po atëherë e kemi marr veten edhe kemi shkua i kemi varros në Izbicë”, tha Duraku.
Edhe pse përjetoi gjëra të rënda Kushtrimi u bë edhe më i vendosur në idealin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kurrë nuk më ka shku mendja me u largu prej ushtrisë, dëshira më e madhe e imja ka qenë gjithmonë përpara me vazhdua. Më kujtohet si sot kur thojke komandanti Sandokani, “Liria pa gjak nuk fitohet”, kena pas bindjen, por kena pas edhe krenarinë. Në fillim kam qenë vëzhgues i terrenit dhe ndihmës i Komandantit Abedin Rexhes, kam punu një kohë, e ai fillimi ka qenë i zorshëm për të gjithë por me kalimin e kohës e kupto edhe babi e kuptuan edhe të gjithë se pa luftu liria nuk na vjen, ne kemi qenë të përgatitur në çdo moment me shku me nxan priten, aksionet edhe shumë e shumë të tjera”, rrëfeu ai.
Duraku u vendos edhe përballë një vështirësie, kur humbi komandantin e tij Abedin Rexhën.
Fjalët e Komandant “Sandokanit”, edhe sot i rrinë në mendje Kushtrimit.
“Kur ka ra Abedin Rexha “Sandokani” për brigadën 112 ka qenë shumë një ditë e rëndë. Rënia e tij ka qenë e rëndë për të gjithë si për popullin ashtu edhe për ushtarët. Ne si ushtarë besimin më të madh e kemi pasur te Abedin Rexha, vetëm zoti e dinë se çfarë trimërie ka pasur dhe çfarë burrërie ka pasur. Abedini gjithë më ka thënë ti ki me gëzu lirinë, e ka pas atë bindje”.
Dhimbje, zërat, plagët, e shokëve të plagosur e të vrarë, për Kushtrimin janë si kambana në kokën e tij.
“Kam pasur edhe shokë të plagosur në kohën e luftës kur ua pastrojshim plagët. E di, si sot më kujtohet, më rrëqethet trupi kur i kam dëgjua këta zëra, dhimbje, është e rëndë. Një njëri që e përjeton luftën e thotë me zemër me realitet që është e tmerrshme”, tha Duraku.
E pas përfundimit të luftës si çdo i ri edhe Kushtrimi mori rrugën për mërgim ku edhe sot jeton dhe vepron atje.
“Pasi përfundoi lufta vendosa se do të shkojë në Evropë te shoh një jetë më të mirë. Kur jam largu ka qenë ditë e rëndë por jomë pajtua për me shku. Ne ishim shtatë vëllezër, babi na u vra në masakrën e Izbices edhe u deshtë dikush me i pri kësaj”, tha Duraku.
Vitet kalojnë por dhimbjet, humbjet, përjetimet nga e kaluara janë ato që edhe sot e kësaj ditë na mbajnë gjallë popullin e Kosovës. /S.D/arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion