Lidhur me situatën në veri të vendit, për mocionin e AAK-së ndaj Qeverisë Kurti, si dhe me zhvillimet tjera, në “Lajmet e fundit”, foli deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha.
Që në fillim deputeti Berisha shfaqi kritika ndaj presidentes Osmani, për ftesën drejtuar partive politike.
“Ka pasur edhe shumë ngjarje të tjera para kësaj të sotme dhe presidentja Osmani ka heshtur, sidomos në eskalimin e situatës në veri të vendit, me rrezik potencial për të shkaktuar viktima, duke mos thirrur as Sigurinë Kombëtare për ta analizuar situatën në vend, por as ka ftuar liderët e partive politike”, deklaroi deputeti Berisha, teksa sqaroi se qëllimi i ftesë ka qenë mocioni i AAK-së.
“Mocioni i një partie, e treta par nga fuqia politike, ka shqetësuar shumë presidenten e jo gjithë ato ngjarje që kanë ndodhur në vend, veçmas në veri, të mos përmendi edhe disponimin kundëramerikanë e kundër ndërkombëtarëve”, shtoi Berisha.
Ai mes tjerash tha se një shtet që ka bërë aksionin “Panda”, është në gjendje të bëjë çdo gjë tjetër, duke shtuar se duhet të jemi të vëmendshëm, ngase ka rrëmbyer edhe policët tanë në brendi të territorit tonë dhe “presidentja nuk qe në gjendje t’i ftojë partitë politike”.
“Takimi i sotëm i ftuar nga presidentja e vendit ka qenë mocioni për mosbesimin e Qeverisë Kurti, e nisur nga një parti me një fuqi të kufizuar politike”, sqaroi deputeti Berisha, nga radhët e PDK-së, duke shtuar se Kosova nuk e ka luksin tani të shkojë në zgjedhje.
“Këtë qeveri do ta ndalim kur nis të humbë konceptin shtetëror”, shtoi Berisha.
Ndërkaq lidhur me angazhimin e partive opozitare për të organizuar zgjedhje të reja, Berisha tha se nuk është çështja se kush do ta marrë bajrakun, por çështja është të ndalet dëmi i shteti pa dëmtuar procesin politik.
Berisha sqaroi se shtrirja e sovranitetit të bëhet në bashkërendim me ndërkombëtarët.
Deputeti Berisha lidhur me situatën e tanishme në veri tha se kjo situatë atje nuk ka qenë kështu për 23 vjet, duke shtuar se marrëveshjet e arritura së voni janë obligime që duhen zbatuar.
Berisha tha se Serbia ka kryer sulm në territor të NATO-s.
Lidhur me sigurinë në Kosovë, deputeti Berisha tha se ndaj Kosovës është kryer agresion ushtarak, ku kanë hyrë njësitë diversante duke rrëmbyer tre policë të Kosovës në brendi të territorit.
Sipas tij, në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së Serbia ka kryer sulm në territor të NATO-s e që KFOR-i do të duhej të reagonte.
E lidhur me deklaratat e KFOR-it se nuk ka qenë në dijeni për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës, Berisha tha se kjo nuk qëndron, se hapësira ajrore e tokësore e Kosovës është nën mandatin e NATO-s.
“Kjo ngjarje në Kosovë, mund të shërbejë si rast precedent për vendet tjera sikundër mund ta bëjë Kina ndaj Tajvanit”, sqaroi, mes tjerash, deputeti Berisha në ‘Lajmet e fundit”.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...