Hisen Berisha: Jam më rugovist se Ibrahim Rugova

00:18 | 16 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Ish-komandanti i FARK-ut që iu bashkua PDK-së ditë më parë, Hisen Berisha, ka thënë se kalimi i tij në këtë parti e një mesazh.

Ka mesazh që lidhet me luftën. Kam pasë mundësinë që të vazhdoj bashkëpunimin me Sali Çekun – trurin e organizimit ushtarak. Kam marrë shumë nga urtësia e tij në gjykim, kam marrë shumë nga dhuntia e tij për përafrim dhe pajtim të njerëzve kur është në pyetje një mision më i madh”.

“Gjithmonë kam provuar të jem njeri që vepron në suaza të ligjit dhe e respekton Kushtetutën. E kam respektuar edhe në vija të luftës atë Kushtetutë që e kemi pasë. Edhe sot, edhe veprimi im që e kam bërë e ka qëllimin e unifikimit, përafrimit dhe unitetit”.

Berisha në Klan Kosova ka thënë se ai është ‘rugovist’ i madh, madje më shumë se presidentii ndjerë Ibrahim Rugova.

“E ka qëllimin me ju tregu shqiptarëve se edhe në këtë parti ka shqiptarë, ka djem dhe burra që e duan Kosovën, ka njerëz me background profesional dhe me kualifikime shkencore që dinë ta duan Kosovën dhe ka djem që dinë me pranu edhe një Hisen Berishë që unë kam thënë shumë herë se jam më rugovist se Ibrahim Rugova – edhe pse ai e ka bërë rugovizmin – dhe mbetem i tillë”.

Por, a ka vend për një rugovist brenda PDK-së?

“Kadri Veseli ma ka thënë ‘mu më vyn kështu si je, me këto vlera të rugovizmit dhe me këto qëndrime që ke’. PDK-ja është PDK ashtu si është, prandaj edhe fiton zgjedhjet në vazhdimësi”.

A beson Hisen Berisha se Kadri Veseli do ta reformojë PDK-në?

“Unë kam besim të plotë se ka fut një standard të ri në politikë. Nga tani e tuje, politika nuk mund të konsiderohet sipas definicionit që e kemi trajtuar, por si besim mes njerëzve që e përbëjnë atë ekip”.

“Se Kadri Veseli e ka seriozisht dhe do ta bëjë realitet atë objektiv që e ka vendosur e ka dëshmuar se atë ditë që e ka deklaruar se nuk do të ketë njerëz me aktakuza në parti dhe institucione është larguar Agim Çeku nga posti i Zëvendësministrit të Mbrojtjes. Duhet ta theksoj se për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është personaliteti më i përgatitur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme