Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar një deklaratë të Dragutin Dimcevski, zëvendëskomandant në pension i ushtrisë serbe i cili kishte thënë se dëshiron të kthehet në Koshare, por se ka dilema rreth çështjes së sigurisë.
Berisha në dpt të Fidani në T7 e ka quajtur çmendur kërkesën e tij.
Ai shtoi se atë mund ta tërheqin ndjenjat e kriminelit për t’u kthyer në vendin e ngjarjes.
“Sipas studimeve amerikane, tek shumica e luftëtarëve shfaqet sindromi i PTSD që do të thotë se ky oficer i lartë i serbëve, i ushtrisë serbe të Millosheviqit, e ka atë sindrom derisa kërkon me u kthy në vendin ku ai ka ardhë për me bë krime. Është më se i vetëdijshëm se nuk e ka mbrojtur Serbinë në Koshare, se Koshara është tokë shqiprare”, tha Berisha.
Tutje Berisha e ka quajtur mjeran ushtarakun serb, duke treguar formën sesi ishte plagosur në Koshare dhe e kishte humbur syrin.
“Ky mjeran duhet me e mendu situatën sesi është plagosur në luftë. Mjeran sepse ky është plagosur nga mjerimi në të cilin kishin ra kuadrat drejtuese të luftës në Koshare, përballë një supermacie të dukshme që e kishim krijuar ne me movtin e lartë, përgatitjet e gjata dhe profesionale, armatimin dhe luftëtarët e përgatitur për luftë dhe të motivuar lartë për liri. E mbaj mend se ky e ka një rrëfim në një film, se Serbia ka prodhuar shumë dokumentarë rreth luftës, me theks të Kosharja dhe ky thotë se ra predha dhe dikush i jep kundërpërgjigje në radio “bingo”, por predha kishte ra në trupat e veta. Dikush i yni në radiot përgjuese thotë “bingo” dhe ky plagoset e humbë syrin”, tregoi Berisha.
Tutje, Berisha me shaka tha se nëse ia kërkon atij, në një moment dobësie, do ia mundësonte të bëntë një xhiro në Koshare.
“Mund ta tërheq ndjenja e kriminelit me u kthy në vendin e ngjarjes. Nëse më thotë mua a bën me ardhë, me pasë unë ndonjë moment dobësie ia mundësoj me e bë një xhiro pse jo. Po bëj shaka , se po duket shumë çmenduri kjo që po kërkon. Çmenduri është ky me u kthy në Koshare. S’ka shanca me u kthy ai, se i ka duart e përgjakuara. Ai dhe të gjithë ata që i kanë njollosur duart me gjak”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...