Ish-oficeri i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Hisen Berisha, në një intervistë për arbresh.info, ka folur edhe për emërtimin e ushtrisë FAK apo FARK.
“Ekipi që kemi punuar bashkërisht dhe opsioni që ka kaluar me miratimin e asistencës tekniko-profesionale, të ShBA-vë, të DIR-it, e gjithçka është monitoruar nga ata, e emërtimi që jemi pajtuar gjithë ka qenë Forcat e Armatosur të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai, po ashtu ka folur edhe për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.
Hisen Berishën, po ashtu e shqetëson fakti se nga gjykata e Hagës, deri më sot nuk është dënuar asnjëri që kanë urdhëruar luftën dhe krimet në Kosovë, si Millosheviçi dhe Shesheli.
Berisha ka përmendur edhe taksën 100% të produkteve të Serbisë.
“E tani po ndodh edhe me qeverinë e re që Kosovën ta fusim në gërshërë të diplomacisë ndërkombëtare, me tendencën se gjoja se po heqim taksin e po vendoset reciprocitet, sepse këtë e përcakton fuqia ekonomike e shtetit, e po ashtu nga ai “minishengen”, Serbia i ka 24 operatorë te gatshëm që të operojnë në Kosovë”, ka thënë Berisha.
Gjithashtu ish-oficeri i UÇK-së, një herësh edhe gjenerali në rajonin e Kosharës, Hisen Berosha, ka thënë se Serbia ka hequr shërbimin ushtarak e ndërsa Kosova po e fut këtë detyrim.
“Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, ku të rijnë e Kosovës, do të përfshiheshin kah 3 muaj, ky është trajnim bazik 9 javorë që në e kemi sot, sepse mëson gjërat elementare të shërbimit, menaxhim, ndihma e parë dhe nga pajisjet e nga armatimi mundesh vetëm nga aspekti metodik me arrit tek një çitje. Një analizë e thjesht dikun dalin rreth 30 mijë në vit, e një llogaritje, ku pas 10 viteve do t’i kemi 300 mijë djem të Kosovës që e dinë trajnimin bazik tre mujor, po kujt do t’i dalësh më këtë ushtri, ku Serbia e ka hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Berisha.
Vrasjet e pasluftës janë bërë të shumta sidomos nga sfera e LDK-së, e në mesin e vrasjeve ende të pa zgjidhura është edhe vrasja e Ahmet Krasniqit, e për këtë ka folur dhe Hisen Berisha se nuk duhet spekulohet për vrasjen tij.
“Ku njerëzit me të kaluar jo të pastër duhet të spastrohen edhe nga sistemi politik edhe nga i drejtësisë”, ka thënë Berisha derisa komenton sistemin e drejtësisë.
Ai ka folur edhe për Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës ka nevojë për dy ligje, njëri për sigurimet shëndetësore, që janë 24 orë në shërbim të qytetarit, ku 15 apo 20 mijë euro asgjë nuk është për familjet e tyre, e kjo duhet rregulluar. E dyta, është sepse policia ka nevojë për ligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve, sepse numrin më të madhe e kanë përbërë djemtë në masën më të madhe që kanë ardhë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ende janë në shërbim, e duhet të lejohet pensionim i parakohshëm dhe të hapet rruga për policët e ri”, ka theksuar Berisha./E.Ballazhi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/172545214049991/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan