Komuna e Leposaviqit ka hequr flamurin e Serbisë që ishte vendosur para kësaj komune si dhe është vendosur pllaka me stemën e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, para objektit të kësaj komune është vendosur edhe njoftimi për tri-gjuhësinë, transmeton Arbresh.info.
Banorët e Komunës së Leposaviqit për kossev kanë thënë se nuk e kanë vërejtur vetë aktin e vendosjes së tabelave të reja në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, por se më pas i kanë vërejtur këto ndryshime në objektin e Qendrës për Punë Sociale, objektin e zjarrfikësve dhe ndërtesës komunale.
Në të njëjtën kohë, shtizat e flamurit para ndërtesës së komunës janë bosh dhe deri më sot në to ka qenë flamuri i Serbisë, flamuri me stemën e komunës, si dhe flamuri i UNMIK-ut.
Po ashtu paraprakisht para ndërtesës së komunës në Leposaviq është hequr gardhi dhe teli, si dhe janë strehuar edhe vetë ushtarët e KFOR-it.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...