Vite më parë, Lëvizja Vetëvendosje, pranonte fonde dhe e quante eksperte Besa Shahinin, për të cilën tani po thonë se është mbesa e një UDB-ashi. Në shumë tryeza të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Shahini ishte e ftuar si eksperte. Madje, VV kishte pranuar fonde nga Besa Shahini, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2014. Por, Shahini, është linçuar nga zyrtarë të partisë së Albin Kurtit, të cilën thanë se nuk është dashur të emërohet në postin e ministres së Arsimit në Shqipëri, me arsyetimin se ajo është mbesa e një UDB-ashi.
Ministrja e tanishme e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është mbesa e një UDB-ashi, sipas zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një reagim të deputetit të partisë së Albin Kurtit, kërkohet anulimi i vendimit, për emërimin e Shahinit si ministre e Arsimit në Shqipëri. Shkak për këtë sipas deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, duhet të jetë Ibush Kllokoqi, gjyshi i Shahinit, për të cilin, Selimi thotë se ka qenë “spiun i UBD-ës”.
“E përgëzoj presidentin shqiptar, Ilir Meta, për mosdekretimin e kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emëruarën për Ministre të Arsimit. A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit? Sa mirë që nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Por, këtë mendim, zyrtarët e VV-së, nuk e kishin më herët. Besa Shahini ishte respektuar si eksperte, në organizime të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.
Shumë organizime të bëra nga partia e Kurtit, Besa Shahini ishte e ftuar si eksperte.
Njëri nga ato tubime, ku bisedohej për tema dhe flisnin ekspertë të fushave të ndryshme – Shahini ishte thirrur si eksperte e Arsimit.
Njëra nga ato tryeza, ku Lëvizja Vetëvendosje, ishte e ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të folur si eksperte e Arsimit, kishte qenë me datën 9 shkurt të vitit 2016.
Kur Vetëvendosje pranonte fonde dhe e respektonte si eksperte âmbesën e UDB-ashitâ, Besa Shahinin
Tema e diskutimit kishte qenë moslejimi i librave shqipe, që të futen në territorin e Luginës së Preshevë.
Të pranishëm në atë diskutim, kishin qenë: deputeti, Sami Kurteshi, ish deputeti, tani kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe disa zyrtarë të atëkohshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë atij diskutimi, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, që në atë kohë kishte folur si eksperte e fushës, kishte thënë se nëse analizohen tekstet shkollore në gjuhën serbe kupton që paralelizmi i tyre flet për një realitet të paqenë ku Republikës së Kosovës i referohen si
Kjo nuk kishte qenë hera e parë, që Besa Shahini ishte e ftuar të flasë si eksperte, në tryezat e diskututimeve të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
FOTO: Lajm i shkruar në web-in e Lëvizjes Vetëvendosje, ku Besa Shahinit i referohen si eksperte
Përtej kësaj, “mbesa e UDB-ashit”, kishte ndihmuar financiarisht partinë e Albin Kurtit.
FOTO: Listat e donatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e publikuar gjatë vitit 2014.
Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur edhe kundër ish anëtarit të saj, Gent Cakajt. Cakaj nuk ka marrë dekretimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim i Metës, i ka gëzuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Përkundër që Cakaj, kishte qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti e ka akuzuar atë për shumë gjëra. Mbi të gjitha për servilizëm ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit Hashim Thaci dhe gazetarit Baton Haxhiu.
Kjo ka shtyrë edhe reagimin e ish sekretarit të VV-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj në reagimin e tij në Facebook, ka thënë se për Albin Kurtin, Meta u bë i mirë edhe pse më herët e kishte akuzuar për vrasje të 4 protestuesve.
Ka thënë se për Kurtin edhe Gent Cakaj është shndërruar i keq edhe pse, sipas tij Kurti e kishte lutur të qëndronte në parti.
“Ilir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV, e kanë akuzuar për vrasjen e protestuesve të 21 janarit. lir Meta qenka i mirë. Edhe pse Albin Kurti e VV e patën akuzuar për krim e korrupsion në Shqipëri”.
“Kurse Gent Cakaj qenka i keq. Edhe pse Albin Kurti e pat lutur që të kthehet në VV, në një takim në vitin 2014”, ka shkruar ai.
Më tej duke replikuar, akuzave të VV-së ndaj Cakajt, Molliqaj ka pyetur se përse Kurti e ftoi që të kthehet në VV, nëse Cakaj kishte qenë i porositur.
“Gent Cakaj është anëtarësuar në VV në qershor të vitit 2006 dhe është larguar në mars të vitit 2008. Ai ishte larguar sepse nuk ishte dakord me qëndrimet e VV për Planin e Ahtisaarit. Sot VV po e mbron me fanatizëm Planin e Ahtisaarit, kurse po shpif e gënjen në mënyrën më të ulët për Gent Cakajn”.
“Pse e ftoi Albini që të kthehet në VV, nëse ky paska qenë spiun, e i porositur?!”
“Apo fjala është thjeshtë për hipokrizinë e vazhdueshme të stilit ‘kush është me mua është i mirë’ (madje edhe nëse ai është Ilir Meta apo Isa Mustafa), e “kush nuk është me mua është i keq” (edhe nëse ai është Edi Rama – të cilin më herët e kishte ngritur në qiell)”, ka përfunduar Molliqaj.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’