Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti, raporton sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përvec punës së Inspektoratit, pritet të debatohet edhe për shqetësime e ngritura nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i cili ditë më parë tha se brenda Policisë ka elemente korruptive dhe se këtë e dëshmon arrestimi i 59 zyrtarëve policor në katër drejtori.
“Çdo aksion që është bërë nëpër kazino, në diskoteka ku janë kërkuar lëndë narkotike, vet drejtoritë përkatëse kanë hasur në shumë kolegë të tyre që kanë qenë brenda ati institucioni, qoftë duke kaluar kohën e lirë, apo duke qenë pjesë e sigurimit të atyre objekteve, prandaj PK i ka faktet dhe duhet të marrin veprime. Kam shtruar për çështjen se flitet se ka shumë zyrtarë policorë të cilët luajnë rolin e sigurimit, ose diskotekave, që vet PK-ja ka deklaruar se janë përdorur në ato diskoteka lëndë narkotike ose shitje të miturve lëndë alkoolike që është e ndaluar dhe policët që nuk janë në detyrë e kanë për detyrë t’i denoncojnë. Ose kam thënë se ka zyrtarë policorë për të cilët flitet se janë frekuentues të kazinove dhe të cilët shpenzojnë shuma marramendëse të parave që janë në kundërshtim me të ardhurat e tyre nga pagat”, ka shtuar Mustafa.
Ndryshe, komisioni do të shqyrtojë edhe raportin me amendamente për Projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...