“Po të më pyesni mua se a duan amerikanët që Kosova dhe Serbia ta njohin njëra tjetrën – sigurisht se po. Por, duhet të jemi të sinqertë dhe të qartë, shumë gjëra duhet të zgjidhen para se të arrijmë në atë pikënisje me qasje më të normalizuar, sepse palët për momentin mezi pajtohen për targa”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, siç e cituan mediat serbe.
Këto komente Hill i dha në pyetjet rreth të ashtuquajturit plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku Kosovës do t’i hapej rruga për anëtarësim ë Kombe të Bashkuara dhe në organizata ndërkombëtare ndërsa Serbisë nuk i kërkohet njohja e Kosovës dhe i përshpejtohen proceset integruese evropiane.
Pyetur “nëse i kupton” marrëdhëniet strategjike të Serbisë me Rusinë duke e pasur ndërmend veton ruse ndaj Kosovës, ambasdori amerikan tha se “nuk mund të thuhet që Rusia luan rol pozitiv në lidhje me Kosovën”.
“Ju duhet ta dini se qeveria ime është e interesuar të bashkëpunojë me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, si dhe me BE-në, të shohim a mund të bëjmë progres. Po të mos kishte qenë e vështirë, këtë çështje do ta kishim zgjidhur që moti”, ka thënë ambasadori.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë