Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet t’u jepet mundësia që të sqarohen.
Hill është pyetur nëse dënimi eventual i ish-prijësve të ushtrisë çlirimtare do të përbënte problem për NATO-n, e cila ishte forcë aleate e UÇK-së kundër forcave serbe në luftën e fundit në Kosovë.
Ambasadori ka deklaruar se përderisa procesi gjyqësor kundër tyre vazhdon, nuk preferon të zhvillojë shumë diskutime.
“Mendoj se është e rëndësishme që ato gjykime të vazhdojnë, të prezantohen provat, t’u jepet mundësia të akuzuarve të sqarohen, do të shohim se çfarë gjyqtarët do të thonë në fund. Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të flasim për këtë tani sepse procesi gjyqësor po vazhdon”, ka thënë Hill në një intervistë për edicionin serbisht të Euronews.
Mes tjerash Hill ka deklaruar se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, James Rubin, do të vizitojë Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën javën e ardhshme, nga 10 deri më 14 prill, por jo edhe Prishtinën dhe Beogradin.
“Fokusi primar do të jetë Evropa. Mendoj se ai do të vijë të vizitojë disa vende të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai.
Në këtë kontekst, Hill ka mohuar edhe raportimet në media se Gabriel Escobar mund të largohet nga posti i të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
“Jo, jo, kjo nuk ka të bëjë absolutisht me punën e Gabriel Eskobarit, ato janë funksione të veçanta. Thjesht për të sqaruar dhe hedhur poshtë ato thashetheme, nuk është e vërtetë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...