Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për afatet për formimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane.
Siç shkruan RTV, Hilli në intervistën për televizionin K1 ka thënë se afatet e përmendura nëpër media janë të arsyeshme dhe reale dhe se Asociacioni mund të formohet deri në verë ndërkohë propozimi franko-gjerman mund të zbatohet deri në fund të vitit.
“Unë mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është realiste që të propozohet që kjo të ndodhë këtë vit, prandaj mendoj se ky vit është domethënës, mendoj se propozimi është pozitiv dhe mund të zbatohet”, ka thënë Hilli në këtë intervistë.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...