Google ADS

Hill paralajmëron Serbinë për marrëdhëniet me Rusinë

20:20 | 29 Nëntor 2023
E.H

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur për veprimet e Serbisë dhe vazhdimin e raporteve të Beogradit me Moskën zyrtare pavarësisht luftës së paprecedent që Vladimir Putin po bën kundër Ukrainës.

Hill ka thënë se është plotësisht e paqëndrueshme që Serbia të vazhdojë marrëdhëniet e mira me Rusinë, duke qenë se shteti rus ka shkaktuar kaos në gjysmën e botës.

“Serbia është një vend që krenohej me marrëdhëniet shumë të mira me vendet anembanë botës, përfshirë edhe Rusinë. Është krejtësisht e paqëndrueshme të vazhdohen marrëdhëniet e mira me Rusinë. Rusia krijoi kaos në gjysmën e botës, shkaktoi probleme të mëdha për të gjithë”, ka thënë Hill./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme