Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori Hill ka thënë për portalin Bujanovacke, se Serbia e ka përmbushur “një pjesë të mirë” të asaj marrëveshje dhe se gjëja më e rëndësishme që ka mbetur është gjetja e mënyrës që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.
Ambasadori amerikan po ashtu ka theksuar se Serbia ka të drejtë për një Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Në Kosovë, ata e shohin Asociacionin si një lloj Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, por Asociacioni nuk ka ngjashmëri me Bosnjë e Hercegovinën” ka theksuar Hill. Sipas tij, Serbia dhe serbët në Kosovë para së gjithash kujdesen për arsimin dhe kujdesin shëndetësor. “Përmes Asociacionit ata kanë të drejtë për këtë”, ka theksuar ai.
Hill ka theksuar se beson në normalizim sepse, siç ka thënë ‘çdo gjë është e realizueshme nëse njerëzit duan të flasin’.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, ndër të tjera, e obligon Kosovën ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do t’u mundësonte serbëve në Kosovë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve u pranua nga Kosova dhe Serbia në fund të shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa aneksi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje u dakordua në mes të marsit në Ohër./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...