Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Chris Hill në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë afat specifik për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Diplomati amerikan pa përmendur ndonjë zgjidhje specifike ka thënë se ka ardhur koha që çështja e Kosovës të zgjidhet në një mënyrë.
“Nuk di për ndonjë afat specifik, por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe duhet të ringjallet. Në këtë kuptim, ne jemi të kënaqur që shohim angazhimin e zyrtarëve evropianë në nivel të lartë, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë kanë ardhur në rajon, kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mendoj se sekretari Blinken donte të theksonte dëshirën tonë për ta çuar përpara këtë çështje. Ka shumë gjëra për të cilat duam të punojmë me Serbinë dhe duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë” ka theksuar Hill.
Më tej, ambasadori i SHBA-së në Serbi është pyetur rreth propozimit franko-gjerman që në Serbi është interpretuar se Parisi e Berlini kanë kërkuar ulëse për Kosovën në OKB.
Hill ka thënë se nuk do të flas në detaje sepse me to merren europianët.
Por, sipas tij, Kurti e Vuçiq janë dakord ta shqyrtojnë propozimin.
“Nuk do të doja të flisja për specifikat, kjo varet nga evropianët. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë nga vendi.Natyrisht, këto janë çështje të vështira, por është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull në Ukrainë, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet… Mendoj se presidenti Vuçiq ka thënë në disa raste se është e nevojshme që të dyja palët të marrin diçka dhe të japin diçka, d.m.th. qasja e duhur dhe ne duhet të shohim nëse mundet nëse diçka ka sukses” ka theksuar Hill.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...